Mblidhet tryeza e ekspertëve për reformën në drejtësi, diskutohet drafti i Venecias

Publikuar tek: politike, më 17:53 04-01-2016 Mblidhet tryeza e ekspertëve për reformën në drejtësi, diskutohet drafti i Venecias

Është mbledhur në ambientet e kryesisë së Kuvendit tyreza e ekspertëve të lartë për reformën në drejtësi.

Në takim morën pjesë ekspertë të PS-së dhe PD-së si dhe të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë takimit u diskutua lidhur me draftin e Komisionit të Venecias dhe arritjen në një draft të përbashkët dhe përfundimtar.

Pas pëfundimit të takimit, demokrati Enkelejd Alibeaj ka thënë:"Drafi i para disa ditësh nuk është draft i komisionit, i vetmi dokument i cili mund të është opinioni i Komisionit të Venecias." 

Reforma në drejtësi është kushti kryesor i vendosur nga Bashkimi Europian në procesin e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në këtë union. Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, muajt e fundit ka qenë mjaft aktiv në këtë çështje, duke lëshuar mesazhe të forta në mbështetje të kësaj reforme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Revoltohet deputeti socialist, do të nisë punë por sot është pushim: Kulmi!
“Ka ardhur koha që zyrtarët e korruptuar të identifikohen me emra” »
Article Logic
Execution time: 0.027640104293823
array(1) { ["section"]=> string(88) "mblidhet-tryeza-e-eksperteve-per-reformen-ne-drejtesi-diskutohet-drafti-i-venecias-29141" }