Mbollën 55 rrënjë hashash, arrestohen 5 anëtarë e familjes, midis tyre dhe kryeplaku (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 26-07-2017 Mbollën 55 rrënjë hashash, arrestohen 5 anëtarë e familjes, midis tyre dhe kryeplaku (VIDEO)

Vijon kontrolli i territorit nga ajri e toka për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

 

Në Dibër dhe Mat janë asgjesuar 66 bimë narkotike dhe kanë rënë në pranga 6 persona midis tyre dhe kryeplaku i fshatit.

Në bazë të monitorimit ajror, ka rezultuar se në njësinë administrative Baz janë fotografuar dy mini parcela të kultivuara me bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Kalivaç, njësia Administrative Baz-Mat, ku janë konstatuar të kultivuara 55 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegjes.

Si përgjegjës për kultivimin e kanabisit janë arrestuar nga Policia:

Petrit Dishi, 28 vjeç,

Rexhep Dishi, 59 vjeç,

Roland Dishi, 21 vjeç

Selman Dishi, 50 vjeç

Të gjithë banues në fshatin Kalivaç-Njësia Administrative Baz, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Në lidhje me këtë rast u arrestua dhe Bashkim Nelaj, 59 vjeç, me detyrë Kryeplak fshati, banues në fshatin Drita, njësia Baz, për veprat penale "Moskallzim Krimi", "Shërdorim Detyre".

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Moskallzim Krimi", "Shërdorim Detyre", parashikuar nga nenet 284, 248, 300 të Kodit Penal.

Gjithashtu në vijim të verifikimit të kordinatave të ardhura nga monitorimi ajror, në Bulqizë është arrestuar nga Policia shtetasi :

Zenel Dedja, 54 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në pronën pranë banesës së tij janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 11 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

 


aksion në Dibër by newsbomb-al

Article Logic
Execution time: 0.017215013504028
array(1) { ["section"]=> string(94) "mbollen-55-rrenje-hashash-arrestohen-5-anetare-e-familjes-midis-tyre-dhe-kryeplaku-video-87384" }