Mbrëmë Lewandowski theu rekodrin një shqiptari

Publikuar tek: sport, më 21:57 23-09-2015

E gjithë bota po flet për rekordin e vendosur nga Robert Lewandowski, i cili të martën në mbrëmje shënoi 5 gola brenda 9 minutash, në fillimin e pjesës së dytë kundër Wolfsburgut.

I futur në pushim, sulmuesi polak shënoi 5 gola duke e prekur vetëm 9 herë topin, një arritje e pabesueshme.

Ndërkaq, kërkohet rekordi i mëparshëm i golave të shënuar në një periudhë kaq të shkurtër nga një lojtar dhe për momentin zbulohet se në Evropë një rekord e ka pasur një sulmues shqiptar, transmeton Sportal.

Bëhet fjalë për Arben Nuhijin, shqiptarin nga Maqedonia që ka luajtur edhe me Elbasanin në fundin e karrierës, përveçse ka luajtur me kombëtaren maqedonase, Shkëndijën e Tetovës, Beverenin në Belgjikë e disa klube të tjerë.

Në sezonin 2009-2010, kur aktivizohej në Belgjikë, Nuhiji shënoi 4 gola në fitoren 4-0 që Bevereni arriti ndaj Uesterlosë, në minutat 70, 73, 79 e 83.

Dhjetë minuta, 4 gola, një arritje për t’u mbajtur mend gjithë jetën, e vendosur në 8 dhjetor 1999, që tashmë është kaluar nga “çmenduria” e Robert Lewandowskit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për momentin Serie A ka vetëm një pretendent…Interin
Lëndohet Kukeli, të shqetësuar te stafi kuq e zi, rrezikon Serbinë »
Article Logic
Execution time: 0.1511218547821
array(1) { ["section"]=> string(52) "mbreme-lewandowski-theu-rekodrin-nje-shqiptari-21513" }