“Mbrëmë në darkë ramë dakord me partinë e Lulit, me partinë e Berishës sot në mëngjes u prish’’, Taulant Balla bën publik shqetësimin

Publikuar tek: politike, më 12:37 24-03-2016 “Mbrëmë në darkë ramë dakord me partinë e Lulit, me partinë e Berishës sot në mëngjes u prish’’, Taulant Balla bën publik shqetësimin

“Mbrëmë në darkë ramë dakord me partinë e Lulit, me partinë e Berishës sot në mëngjes u prish’’, kështu ka deklaruar para Kuvendit sot deputeti socialist Taulant Balla. Një shqetësim bërë publik nga ai në lidhje me negociatat maxhorancë-opozitë për Reformën në Drejtësi, një nga pikat e së cilës është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

 “Ne ramë dakord mbrëmë në darkë me partinë e Lulit, me partinë e Berishës sot në mëngjes u prish. O duhet të ketë një kryetar, ose një I fortë një I dobët, kjo nuk shkon’’, tha Balla.

Sipas deputetit socialist Partia Demokratike është në një situatë të vështirë.

“PD është në një situatë të vështirë. PD tregoi se sot është shumë keq.

Berisha rrinte ulur vetë dhe u jepte urdhër deputetëve t’u binin bangave të Kuvendit. Njeriu që ka papajtueshmëri të mandatit është Sali Ramë Berisha. ‘’, theksoi më tej Balla.

Ai cilësoi në fund se një nga ‘’të paprekshmit’’, është vetë Sali Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Opozita bllokon seancën, zhurmë në Kuvend por miratohen projektligjet. Berisha del jashtë: Të shkrihet Parlamenti
Braçe shfrenohet krejtësisht: Kësaj i thonë t’i biesh me dorë-o bidon! Hedh edhe një video »
Article Logic
Execution time: 0.021288871765137
array(1) { ["section"]=> string(134) "mbreme-ne-darke-rame-dakord-me-partine-e-lulit-me-partine-e-berishes-sot-ne-mengjes-u-prish-taulant-balla-ben-publik-shqetesimin-35898" }