Mbrëmë u shpall fituesi në festivalin e 56-të, drejtori i RTSH shkruan dy fjalë për këto EMRA

Publikuar tek: politike, më 08:41 24-12-2017 Mbrëmë u shpall fituesi në festivalin e 56-të, drejtori i RTSH shkruan dy fjalë për këto EMRA

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata finale e edicionit të 56-të e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe fitues është shpallur Eugent Bushpepa me këngën “mall”.

U premtua se ky spektakël do të ishte ndryshe dhe në fakt ashtu ndodhi. Atmosferë magjike, nën drejtimin e moderatorit të njohur Adi Krasta.

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi sot ka falenderuar një për një disa emra që bënë të mundur realizimin e këtij festivali madhështor në mënyrën më të mirë të mundshme.

Thoma Gëlliçi:

Suksesi i plote i festivalit te 56 te kenges ne radiotelevizion, eshte tregues i punes pasionante te te gjithe sektoreve te RTSH. Megjithate, ekipi realizues i festivalit ka vendin e vecante: 
Ne radhe te pare Pali Kuke. Pali e ka bere emrin nder vite, nuk ka nevoje per festivalin. Por , Festivali kishte nevoje per emrin e Palit. Dhe me shume se sa per emrin, per talentin dhe punen e tij. Une nuk kam pare njeri me te perkushtuar, me me vullnet dhe me te dashuruar me punense sa Pali Kuke
Ne te njejten radhe eshte dhe Adi Krasta. Ai e tregoi edhe njehere qe eshte me i miri. I pakrahesueshem me asnje! Askush nuk mund tja marre Adi Krastes skenen. Ai eshte i lindur per te .Une nuk kam pare nje njeri me te pasionuar, me te zotin dhe me te lidhur me punen se Adi Krasta.
Asgje nuk do te kishte vlere pa skenen madheshtore te Albi Cifligut. Gjithmone krijues, gjithmone i papertuar, gjithmone ne pune, gjithmone i kudondodhur Asnjehere nuk mund te gjeni nje njeri me punetor, me krijues, me eksperimentues dhe me te guximshem ne zgjidhje se Albi Cifligu.
Por nuk mund te mos permend edhe te tjere: ekipin e ngushte administrativ te drejtimit te RTSH. 
Pa dyshim nje vend kryesor ze miku dhe bashkepunetori im Martin Leka. 24 ore ne pune,pergjegjesi maksimale, zgjidhes i problemeve te vogla dhe te medha, i qete dhe modest.
Nuk heq asnje fjale dhe vleresimit per Rezart Agen dhe Henri Mucen dhe gjithe te tjeret qe punuan nen supervizionin e tyre.
Vecojme ketu sektorin e grafikes se RTSh dhe Arbi Malilen si dhe gjithe ekipin tNje dhjete me yll si gjithmone Orkestres Simfonike te Radiotelevizionit Shqiptar, Nder i Kombit, nje nga asetet me te rendesishme te kultures sone kombetare.
Nje falenderim i madh per Elton Deden, njeri dhe artist, pjesemarres ne konkurim dhe drejtues i bendit. Por gjithashtu dhe nje falenderim per dhjetera krijues qe sollen njeren kenge me te bukur se tjetren.
Dhe , se fundi, por jo nga rendesia, nje falenderim per Eugent Bushpepen. Ishte fat per festivalin qe pati nje kenge te tille dhe faleminderit jurise qe zgjodhi kengen qe e pelqyen te gjithe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e deputetit të PD: Si ndihet familja Ibrahim Bashës kur dëgjon se shefat e tij ishin bosët e drogës?
Rama e nis mëngjesin me një lajm të mrekullueshëm për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.088219881057739
array(1) { ["section"]=> string(99) "mbreme-u-shpall-fituesi-ne-festivalin-e-56-te-drejtori-i-rtsh-shkruan-dy-fjale-per-keto-emra-104179" }