Mbrëmje golash në Champions League, Barcelona i jep leksion Pep Guardiolës

Publikuar tek: sport, më 21:52 19-10-2016 Mbrëmje golash në Champions League, Barcelona i jep leksion Pep Guardiolës

Është mbyllur mbrëmja e tretë në Champions League, ku nuk ka pasur asnjë pikë dyshimi për skuadrat e mëdhaja, të cilat kanë fituar me rezultatet të thellë dhe të pastër. Arsenal ka shënuar jo pak, por gjashtë herë ndaj Lodogorets, ndërsa Barcelona me në krye Messin i ka dhënë leksion ish-trajnerit të tyre, Pep Guardiola, pasi kanë fituar me rezultatin 4-0.

Bayern ka mundur me lehtësi holandezët e PSV me rezultatin 4-1, ndërsa skocezët e Celtic janë mundur në fushën e tyre me rezultatin 0-2 nga gjermanët e Monchengladbach. Portugezët e Benfica-s kanë fituar pa probleme në Ukrainë, ndërsa të vështirë e ka pasur Atletico Madrid që i është falur Carrasco-s për tri pikët.

Napoli zhgënjim total, teksa është mundur me rezultatin e ngushtë 2-3 nga turqit e Besiktas. Ndërkohë që PSG ka bërë tripletë ndaj Baselit.

Arsenal 6 - 0 Ludogorets

Barcelona 4 - 0 Manchester City

Bayern Munich 4 - 1 PSV

Celtic 0 - 2 B. Monchengladbach

Dynamo Kiev 0 - 2 Benfica

FK Rostov 0 - 1 Atletico Madrid

Napoli 2 - 3 Besiktas

Paris SG 3 - 0 Basel

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Arena Kombëtare”, flet Prodani: Punimet vijojnë me ritëm të lartë
Mundësia "50 milionshe" për De Biazin, gjithçka varet vetëm nga trajneri i Kombëtares »
Article Logic
Execution time: 0.024755001068115
array(1) { ["section"]=> string(79) "mbremje-golash-ne-champions-league-barcelona-i-jep-leksion-pep-guardioles-56763" }