Mbrëmje madhështore për Elis Bakajn, ishi i Kukësit djeg shaminë e beqarit (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 11:37 03-06-2018 Mbrëmje madhështore për Elis Bakajn, ishi i Kukësit djeg shaminë e beqarit (VIDEO)

Ish-futbollisti i Kukësit Elis Bakaj që pak muaj më parë është transferuar në Bjellorusi i ka dhënë mbrëmjen e djeshme fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me partneren e tij, Andrea.

Mbrëmje madhështore dhe mjaft e veçantë, organizuar në një nga lokalet më luksoze të kryeqytetit ku të ftuar kanë qenë personazhe të ndryshme publikë dhe jo vetëm. Në videot e mëposhtëme, siguruar ekskluzivisht nga newsport.al shihen momente nga ceremonia e veçantë.

I rrethuar nga miqtë, të afërmit dhe familjarët, Bakaj shihet të djegë dhe shaminë e beqarit një rit tradicional i dasmave shqiptare. Ky moment por dhe shumë detaje të tjera të veçanta e kanë kthyer ceremoninë e mbrëmshme në një spekakël të vërtetë, ku nuk kanë munguar të qeshurat, urime dhe batutar nga miqtë e Bakajt për kurorëzimin e martesës me të fejuarën rumune. /NEWSPORT.AL/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ELIS BAKAJ siç nuk e kishit parë kurrë, ja kërcimi “magjik” me bashkëshorten në ditën e dasmës (FOTO-VIDEO)
Shqipëria zyrtarizon formacionin kundër Ukraines, luhet me vetëm një sulmues »
Article Logic
Execution time: 0.0041849613189697
array(1) { ["section"]=> string(86) "mbremje-madheshtore-per-elis-bakajn-ishi-i-kukesit-djeg-shamine-e-beqarit-video-123080" }