Mbreteresha Elizabeth më jetëgjata në histori, e uron Presidenti Nishani

Publikuar tek: politike, më 16:13 09-09-2015 Mbreteresha Elizabeth më jetëgjata në histori, e uron Presidenti Nishani

Presidenti i Repubkiës, Bujar Nishani ka uruar me anë të një mesazhi Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, për kremtimin e jubileut që shënon edhe mbretërimin e saj 64 vjeçar, duke u bërë monarkja më jetëgjatë e këtij vendi.

Nishani shprehet i bindur se marrëdhëniet mes dy vendeve do të njohin të tjera zhvillime pozitive në fusha me inters të ndërsjelltë.

“Madhëria Juaj,

Kremtimi i jubileut që shënon mbretërimin Tuaj gati 64-vjeçar si monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar më jep kënaqësinë e pamasë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta dhe miqësore për Ju personalisht si dhe Familjen Mbretërore britanike!

Përfitoj nga rasti që, në këtë ditë kaq të veçantë për Ju si dhe historike për Monarkinë britanike, të shpreh bindjen e palëkundur se në saje të vullnetit të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të njohin zhvillime të tjera pozitive, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Me urimet më të mira për shëndet të mbarë dhe sa më shumë jetëgjatësi, Ju lutem pranoni Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”-, thuhet në mesazhin e Nishanit drejtuar mbretëreshës britanike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Specialistët informojnë Berishën mbi ekonominë: Do mbeten pa u realizuar 5-7 miliardë
Lezha shqetëson Ramën? Shkon me ministrat e tij për takimin me strukturat, merr edhe Ndokën »
Article Logic
Execution time: 0.019201040267944
array(1) { ["section"]=> string(77) "mbreteresha-elizabeth-me-jetegjata-ne-histori-e-uron-presidenti-nishani-20375" }