Mbretëria Shqiptare dhe një dëshmi e panjohur me prapaskena nga Hajredin Bej Cakrani

Publikuar tek: kulture-art, më 13:43 02-09-2016 Mbretëria Shqiptare dhe një dëshmi e panjohur me prapaskena nga Hajredin Bej Cakrani

Ditën e djeshme (1 shtator)  ishte pervjetori i Shpalljes së Mbreterise Shqiptare. Si datë historike kaloi pa ndonjë zhurmë të madhe, sjell në vëmendje Drejtori i Agjencisë së Bregdeteve Auron Tare. Për Auron Taren,  personaliteti i Zogut është një prej arsyeve që për këtë Mbretëri kohëshkurtër ka dhe do të ketë debate midis historianeve.

Më poshtë do mund të njiheni me një copëz të panjohur të prapaskenave të Shpalljes së kësaj Mbreterie nga Hajredin Bej Cakrani. Libri me kujtime do të dalë këtë muaj në treg për lexuesit.

Hajredin Bej Cakrani kujton Tare, është dëshmitar okular dhe njohës i mire i Zogut, i cili me një toskërishte të mrekullueshme ka lënë një dëshmi  shumë interesante mbi prapaskenat serbe për të eliminuar kandidaturën e Zogut si Mbret të Shqiptareve. 

"Sërbtë nuk flijin dhe kur e kishin marrë vesh sagllam se këtijë (Zogut) i kishte hipurë për mbret dhe s’kish njeri t’a prapste, bënë një gjë mbëshyeras mos u ndiste, po që ishte me rrezik të madh për Amet Benë. Dhe si n’a njohën rrënjë e dhëmballë, vanë ku mbetnë ata të mbretit t’onë të funditë, Skënderbesë dhe u fjalosën, domosdo se e do mileti ynë, de- mek. Sipas hesapit të tyre, me methode classique du regne,1116 ishin më rregull, se i funditë mbret ishte Skënderbeu, që po këta shqipëtarë nuk e lanë të bëhej tamëm e të bij Papënë këtu, t’a mbyllte këtë punë e të n’a kapëtonte më të krishterë dhe të ikënim nga Perandorija Osmanllije. Vanë i gjenë dhe kërkuanë nga një damar i sakëtë të Skënderbeut, se ishin dy, tri a më shumë dhe muarnë një si punë konti a bej i diturë e i kënduar, s’ka gjë se i rënë nga vakti. Pa bënë një si punë mbëledhje me t’a dhe paria e tyre ishte hazër. Që t’a bëhin punënë tamëm nuk u përzienë vetë po funë më këtë punë malazestë dhe si e donte sëra e tijë, po dhe sahati që erdh’ i dhanë një si princeshë të tyrejn, Marie a Jordanka, qysh i quajin ato. Me terezi, që t’a marrën vesh se kush do ish mbreti në të vërtetë, në fillim e dërguanë te Amet Beu. Ai vetëm filli, se sërbtë nuk mund të mirr me vete dè, të tijëve po u hapej mideja dhe kush e di ç’avadize do i nxjerrën, vjen te Amet Beu dhe bën muhabetnë ku j’a dëften që mund të rrinte qysh është nashti e kish dorë të lirë më ç’do gjë, po mbret nuk mund të bëhej dot kurrë. Si do që dhe ai Amet Bej se nga kish nxjerrë a ç’pikurë një damar nga e gjyshja më duket, po nga ai Skënderbe, ky tjatri nguli këmbë më të tijënë që unë jam Skën- derbe i kulluarë!

Ah të ishja atje, po e kam para syve Amet Benë si i kanë luajturë sy e mustaqe nga vëndi, se vdekjen e dijë po këtë hata s’e prit, jo e do ketë pirë tërë kutinë e duhanitë a baqetatë me cingarë që mbante mbi tavolinë. Po Amet Beu qetë-qetë i tha Skënderbegutë: -Ajo që thua ti është e vërtetë, po sa e vërtetë është që ke ardhur më kohë të ligë e sidomos më vënd’ të gabuarë, ndaj të dalën nja dyzet e tet’ orë, nuk i tha ditë se i dukejë shumë, për të ikur e jo t’a bëç muhabet, po t’a shkoç nëpër mënd je i ikur atças nga kjo dynja!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbretëria Shqiptare, si trashëgimi kulturore
“Shteti mbarte dy të këqija të mëdha, që rridhnin nga fakti se ishte kurvë: nuk kishte brekë në bythë dhe të shiste për dy lek” »
Article Logic
Execution time: 0.029458045959473
array(1) { ["section"]=> string(90) "mbreteria-shqiptare-dhe-nje-deshmi-e-panjohur-me-prapaskena-nga-hajredin-bej-cakrani-51665" }