Mbretëria Shqiptare, si trashëgimi kulturore

Publikuar tek: kulture-art, më 22:29 01-09-2016 Mbretëria Shqiptare, si trashëgimi kulturore

Agjencia Prodemokratia dhe UET prezantuan dje në Rogner projektin për studimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Mbretërisë me anë të 9 akteve që do të shënojnë dhe 9 elementë kyç të historisë së mbretërisë dhe Mbretit Zogu i I-rë.

Më 1 shtator të vitit  1928 një djalosh 33-vjeçar, që kishte provuar të gjitha shkallët e hirearkisë politike që në moshë të re, u shpall Mbret i Shqiptarëve dhe themeloi Mbretërinë shqiptare. Plot 88 vite më vonë, pasardhësi i tij, djali i djalit, Princ Leka II, në sallën e vogël të hotel Rogner, lançoi një projekt të rëndësishëm që synon ruajtjen e vlerave kulturore të Mbretërisë së Zogut, duke besuar se ajo periudhë ishte e rëndësishme për vendin duke vendosur, siç tha ai, “koncepte, simbole dhe tradita që kanë hedhur bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare”. Projekti do të realizohet nga Agjencia e konsulencës politike “Pro demokratia” dhe nga Universiteti Europian i Tiranës nëpërmjet 9 akteve konkrete mbi trashëgiminë kulturore të Mbretërisë që përfshin botime të rëndësishme, studime shkencore, etj..

“Mbretëria shqiptare nuk kufizohet vetëm tek Familja Mbretërore, po përbëhet nga institucuone, koncepte, simbole dhe tradita që kanë hedhur bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Nëpërmjet financimit të 10 doktoraturave Universiteti Europian i Tiranës do të ndihmojë në hedhjen dritë mbi ligjet, rendin, ekonominë dhe diplomacinë, përparimin social dhe zhvillimin kulturor të Shqipërisë së viteve ‘20- ’30.  Padyshim shkëlqimi i Shqipërisë së  atyre viteve nuk mund të realizohej pa kontributin e personaliteteve të jashtëzakoshme që bashkëpunuan me mbretin Zog  dhe studimi mbi familjet e mëdha të Shqipërisë që pritet të financohet në kuadër të këtij projekti është po ashtu i mirëpritur”, tha ndër të tjera Princ Leka II, i cili shoqërohej me të fejuarën e tij Elia Zaharia, me të cilën është në prag të fejesës.

Mbreti Zog ishte mbi të gjitha një mik i perëndimorëve dhe si për ta vërtetuar këtë në këtë moment të veçantë ishte dhe një mik i rëndësishëm amerikan i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe siç u mësua nga vetë ai, dhe një mik i Familjes Mbretërore shqiptare gjithashtu. Kongresmeni Eliot Engel e përshëndeti projektin e nisur për të ruajtur vlerat e asaj kohe dhe të asaj që u bë për ndërtimin e shtetit shqiptar gjatë mbretërisë shqiptare dhe kujtoi takimet me pasardhësin e Zogut, Princin Leka i I-rë, në Tiranë.

Nuk mund të mungonte në këtë ceremoni as Monika Kryemadhi, e cila ka qenë e para deputete e një parlamenti të një Republike Parlamentare, siç është tashmë Shqipëria, që firmosi kërkesën e Kuvendit dhe nxiti kolegët e tjetër t’i bashkoheshin nismës së saj, për risjelljen me dinjitetin që i takonte dhe me statusin e Familjes Mbretërore pasardhësit e Ahmet Zogut, të mbetur në mërgim.

Çfarë parashikon projekti?

Projekti  “90 vjet/ Mbretëria Shqiptare-Trashëgimi Kulturore” do të realizohet nga Agjencia “Pro Demokratia” në bashkëpunim  me Familjen Mbretërore,  Universitetin Europian të Tiranës, UET Enterprise, Fondacionin Mapo dhe UET Press për të realizuar 9 akte me rëndësi: Një Album fotografik me 90 foto emblematike, shumë prej të cilave do të publikohen për herë të parë,  botimin   e   plotë   të   ditarëve   të   Mbretit   Zog   që   do   t’i   japë   mundësinë   kujtdo   të   përjetojë drejtpërdrejt rrëfimet e tij, 10 tema doktorature në Universitetin Europian të Tiranës, rreth periudhës së Mbretërisë, 5 Bursa studimi “Mbretëresha Geraldinë” për vajza në kushte ekonomike jo të favorshme, një film artistik mbi Mbretin Zog dhe  periudhën e Mbretërisë, krijimin e “Albanian Ladies Club”, nën kujdesjen e Princeshës Elia, një libër për “Zogollët dhe Familjet e Mëdha të Shqipërisë”,  kthimin e Vilës së Mbretit Zog në Shirokë në Muze të Familjes Mbretërore dhe realizimin e një biografi të Princit Leka II.

_B1_5419.jpg

_B1_5739.jpg

_B1_5761.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një histori që nuk e dinim, kompania britanike me transoqeanikët luksozë përfaqësohej 100 vjet më parë në qytetet shqiptare
Mbretëria Shqiptare dhe një dëshmi e panjohur me prapaskena nga Hajredin Bej Cakrani »
Article Logic
Execution time: 0.020101070404053
array(1) { ["section"]=> string(49) "mbreteria-shqiptare-si-trashegimi-kulturore-51613" }