Mbreti i Jordanisë premton investime për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 18:53 12-05-2015 Mbreti i Jordanisë premton investime për Shqipërinë

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në vendin tonë me ftesë të presidentit, Bujar Nishanit. Gjatë takimeve me presidentin Nishani dhe kryeministrin, Edi Rama, Abdullah II premtoi investime në fushën e turizmit dhe shëndetësisë.

Mbreti Abdullah II gjatë takimit me Ramën shprehu admirim për vijën bregdetare të Shqipërisë dhe siguroi se do të inkurajonte investimet jordaneze në turizëm. Gjithashtu, ai premtoi se Jordania me kënaqësi do të ofronte ndihmën e saj për zhvillim edhe në fusha të tjera si shëndetësia.

Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka mbështetur kandidaturën e Jordanisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2014-2015 dhe vlerëson rolin që Jordania, nën drejtimin e Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah i Dytë, ka luajtur në këtë Këshill.

Jordania, e njohur zyrtarisht si Mbretëria Hashemite e Mbretërisë së Jordanisë është vend i Lindjes së Mesme që kufizohet nga Arabia Saudite në jug dhe nga Iraku në lindje, Siria në verilindje dhe në veri nga Izraeli dhe Palestina në perëndim. Jordani klasfikohet nga Banka Botërore si vend me të ardhura mbi mesataren. Vendi ka një status të avancuar me BE-në.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryevëzhguesja e zgjedhjeve problematike, rikthehet sërish në Shqipëri
Berisha denoncon: Ja skema e blerjes së votave me kupona »
Article Logic
Execution time: 0.042149066925049
array(1) { ["section"]=> string(57) "mbreti-i-jordanise-premton-investime-per-shqiperine-10994" }