Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare transferohet në Serie A

Publikuar tek: sport, më 16:36 24-11-2015 Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare transferohet në Serie A

Një lëvizje e zgjuar mund të konsiderohet kalimi i mbrojtësit Arlind Ajeti në Serie A me skuadrën e Frosinones, në një kohë kur të gjithë lojtarët e Kombëtares shqiptare duhet të kenë sa më shumë minuta në këmbë për të bindur trajnerin Gianni de Biasi, për t’i përfshirë në listën e skuadrës që do të udhëtojë drejt Francës në qershor për Euro2016.

Ajeti ishte një futbollist i lirë që prej verës së këtij viti kur ai u largua nga Baseli. Tashmë futbollisti shqiptar ka firmosur një kontratë 7 mujore me skuadrën italiane Frosinone, për pjesën e mbetur të sezonit, por që rinovohet automatikisht për dy vitet e ardhshme nëse ekipi arrin të sigurojë qëndrimin në Serinë A.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klodian Duro, trajneri i ri i Kukësit
De Biasi në garë për titullin trajnerit më të mirë për vitin 2015 »
Article Logic
Execution time: 0.011083841323853
array(1) { ["section"]=> string(62) "mbrojtesi-i-kombetares-shqiptare-transferohet-ne-serie-a-26187" }