Mbrojtësi i njohur i Interit dëgjon në makinë “Kuq e Zi”, shihni kush ia sugjeroi (Video)

Publikuar tek: sport, më 23:40 25-02-2016

Mbrojtësi kolumbian i Interit, Jeison Murillo ka mësuar edhe pak nga muzika shqiptare. Është shoku i tij skuadrës, shqiptari Rey Manaj ai që e ka njohur Murillo-n me këngën “Kuq e Zi” të kënduar nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi.

Siç duket edhe nga video, dy futbollistët zikaltër dëgjojnë në volum të lartë këngën shqiptare dhe përveç Manajt edhe Murillo mesa duket ka filluar të kuptojë atë që këndohet.

Murillo dhe Manaj janë dy lojtarë të rinj të Interit, të cilët konsiderohen e ardhmja e klubit zikaltër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024585962295532
array(1) { ["section"]=> string(90) "mbrojtesi-i-njohur-i-interit-degjon-ne-makine-kuq-e-zi-shihni-kush-ia-sugjeroi-video-33554" }