Mbrojtësin hollandez e kërkojnë të gjithë, futet në garë edhe Barcelona

Publikuar tek: sport, më 18:18 02-01-2018 Mbrojtësin hollandez e kërkojnë të gjithë, futet në garë edhe Barcelona

Stefan de Vrij është një lojtarët më të mirë të Lacio dhe e ka ndihmuar shumë klubin bardhekaltër që të arrij rezultate të mira këtë sezon.

Për shkak të këtyre rezultatetve, por edhe të një kontrate në skadencë, De Vrij është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e janarit.

Në fillim ishte Inter që shfaqi interes për hollandezin, duke parë edhe mangësitë e mëdha në mbrojtje.

Më pas edhe Juventus u interesua duke bërë dhe një ofertë konkrete prej 30 milion euro, por në merkato është futur edhe Barcelona.

Klubi blaugrana është shumë i interesuar për De Vrij dhe është i gatshëm t’i ofrojë Lacios Gerard Deulofeu në këmbim, raportojnë mediat spanjolle.

Vlen të theksohet se nëse De Vrij nuk largohet në janar nga Lacio, në qershor mund të firmosë për një skuadër tjetër me kosto zero. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtare, Kukësi gjen trajnerin e ri (EMRI)
‘Zgjohet’ Inter, pronarët kinezë përgatisin dy ‘dhurata’ për Spaletin »
Article Logic
Execution time: 0.017234086990356
array(1) { ["section"]=> string(77) "mbrojtesin-hollandez-e-kerkojne-te-gjithe-futet-ne-gare-edhe-barcelona-105195" }