Mbrojtësit e Trashëgimisë Kulturore ulen në tryezë: Situata ka degraduar, veprime të njëanshme, restaurime skandaloze...

Publikuar tek: kulture-art, më 10:54 20-07-2016 Mbrojtësit e Trashëgimisë Kulturore ulen në tryezë: Situata ka degraduar, veprime të njëanshme, restaurime skandaloze...

Anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ulen sot në tryezën e rrumbullakët dhe japin alarmin se trashëgimia kulturore është në rrezik.

Anëtarët e Forumit mes të cilëve Gjergj Bojaxhiu, Anila Basha, Arben Biçoku, Aleksandër Çipa, Vaso Tole, Lorenc Bejko, Ben Andoni, Afrim Krasniqi, Rais Petrela, Erjon Tase, Etleva Nallbani, Elsa Ballauri, Beti Njuma, Enian Tanini etj, po diskutojnë rreth problematikave nga të cilat vuan aktualisht Trashëgimia Kulturore Shqiptare.

Degradimi i cilësisë dhe projekteve të restaurimeve në vitet e fundit si rasti i prishjes së stadiumit “Qemal Stafa” është një nga problematikat kyçe që po diskutohet.

Anëtarët e Forumit lëshojnë mesazhin e fortë për situatën alarmante në të cilën gjendet trashëgima kombëtare ndërsa pritet që nga kjo tryezë të dalë një dokument i përbashkët drejtuar institucioneve shtetërore, qeverisjes vendore, medias dhe publikut.

for.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trazirat në Shqipëri si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë
Fotografja që realizoi foton me dy lesbiket që puthen në Shkodër, merr mesazhin që i ndryshon ditën »
Article Logic
Execution time: 0.016159057617188
array(1) { ["section"]=> string(120) "mbrojtesit-e-trashegimise-kulturore-ulen-ne-tryeze-situata-ka-degraduar-veprime-te-njeanshme-restaurime-skandaloze-47175" }