Mbrojtja e familjes Berisha, kush i merr vendimet urgjente të mesnatës në PD?!!!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:23 19-07-2017 Mbrojtja e familjes Berisha, kush i merr vendimet urgjente të mesnatës në PD?!!!

Partia Demokratike ka reaguar mbrëm pas mesnate lidhur me deklaratën e ish kongresmenit shqiptaro-amerikan Joe Dio Guadri, ku ky i fundit vlerëson fitoren e Edi Ramës në zgjedhje dhe shprehet se “thuhet që ish kreu i qeverisë shqiptare (Sali Berisha) bashkë me djalin dhe vajzën janë bërë milionerë”.

Në reagimin e pasmesnatës të zëdhënëses Ina Zhupa thuhej se Dio Guardi është i shitur te Edi Rama dhe nuk thotë asgjë për drogën dhe krimin në vendin tonë.

 Por pyetja që ngrihet është: Kush i merr vendimet në PD e cila del zyrtarisht në mbrojtje të familjes Berisha në një kohë që sipas statutit, zëdhënësi përfaqëson kryetarin e PD dhe PD nuk ka kryetar deri në 22 korrik (?!!). Lidhur me këtë zhvillim absurd politik, bën një shënim të shkurtër edhe politologu Afrim Krasniqi.

“PD, sa demokratike! Ish kongresmeni akuzon numrin 7 të saj në TR për korrupsion; ai hesht, por PD urgjent+natën bën deklaratë zyrtare pro tij”, shkruan me tone ironie Krasniqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071179866790771
array(1) { ["section"]=> string(81) "mbrojtja-e-familjes-berisha-kush-i-merr-vendimet-urgjente-te-mesnates-ne-pd-86649" }