Mbrojtja e monumenteve pa dallim feje dhe origjine

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:54 26-08-2015 Mbrojtja e monumenteve pa dallim feje dhe origjine

Nga Mirela Kumbaro

Teksa flasim për vendet e kultit, për histori e për e ndërtime pa leje më lejoni të sjell në vëmendje se :

Qeveria jonë që prej dy vjetësh po restauron monumente të kulturës kombëtare pa dallim feje e origjine, si prova të pasurisë tonë kulturore kombëtare, të diversitetit dhe të bashkëjetesës së kulturave e feve si rrallëkund.

Kemi në Shqipëri kisha të jashtëzakonshme, dëshmi të artit shqiptar e të komunikimit të kulturës kombëtare me kulturat e tjera bashkëkohëse në shekuj, thesare të rralla.

Por shumë prej tyre i kemi në gjendje të degraduar, të lëna pas dore prej 25 vjetësh.

Kisha ku kishte mbirë pema brenda në altar e askush s'kishte shkuar ta pastronte; kisha ku pikturat e rralla murale mbanin pluhurin shekullor, ndërkohë që po të ishin mirëmbajtur çdo ditë s'do t'i kishim sot në këtë derexhe; kisha në mes të qendrave urbane (Korçë, Berat, Delvinë,Gjirokaster etj..) rrënuar çatitë e rrëzuar muret e ku megjithatë kryhen përunjësisht shërbesa fetare.

Do ishte mirë të dilnim nga rrjetet sociale e t'i shihnim në vend për të kuptuar se sa e madhe është mëshira e fatit, dhe e Perëndisë po të doni, që i ka mbajtur në këmbë dhe se për çfarë ia vlen vërtet të mobilizohemi e të diskutojmë.

Po përpiqemi t'i evidentojmë, t'i pastrojmë, t'i restaurojmë, t'i shpëtojmë, por edhe shteti më i pasur në botë nuk do të mund t'i bënte të gjitha menjëherë pasi nuk janë prekur me dorë për disa dekada.

Por ama, sot, kemi frenuar e parandaluar të gjitha aktet e vandalizmave e të keqbërësve nëpër kishat, parqet arkeologjike, monumentet e kulturës.

Jemi duke kryer inventarin e ploë të monumenteve të kultures, i fundit inventar daton para viteve 90'.

Në dhjetor 2015 Ministria e Kulturës do të dorëzojë të plotë e të përditësuar këtë inventar të domosdoshëm për politikat zhvillimore e kulturore.

Kemi nisur restaurimin me urgjencë të siteve më të rrezikuara dhe sot kemi shpëtuar kishën e Ristozit në Mborje, kishën e Shën Vangjelizmoit në Berat, kishën e Shën Spiridhonit në Vuno, kishën e Shën Mërisë në Berat, kishën e Shën Pjetrit në Vithkuq, Kishën e Shën Thanasit në Karavasta, të Varrezave katolike të Rrmajit në Shkodër, etj, etj.

Janë përgatitur tashmë projektet e restaurimit të një serie sitesh kulturore e fetare të tjera, shumë delikate siç jane kishat e Mesopotamit, e Kozarës në Berat, e Bramashit në Kolonjë, e Bënjës në Përmet, Xhamia e Et'hem Beut në Tirane, Xhamia e Plumbit ne Shkodër, Xhamia e Beqareve ne Berat e shumë të tjera.

Mjafton të hidhni një sy në faqet tona të MK dhe IMK dhe të Drejtorive Rajonale dhe do të kuptoni sa punë e madhe është bërë dhe bëhet çdo ditë në ruajtje dhe mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore dhe fetare, pa përmendur këtu, kantieret e mirëmbajtjes e të restaurimit të qendrave historike, të kalave, të muzeve, etj.

Të gjitha këto janë bërë e po bëhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të shtetit shqiptar, për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë vizitorët ngado që janë.

Kultura është hapësirë pa kufi dhe ka vend për të gjithë.

Edhe Zoti shumë i madh e i gjerë por, të mos i biem në qafë me deklaratat abusive të ditës.

*Mirela Kumbaro është ministre e Kulturës në qeverinë shqiptare

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016776084899902
array(1) { ["section"]=> string(56) "mbrojtja-e-monumenteve-pa-dallim-feje-dhe-origjine-19236" }