Mbrojtja e të dhënave personale, Meta: Teknologjitë e reja sjellin risqe, cënojnë të drejtat kushtetuese

Publikuar tek: politike, më 09:26 29-04-2015 Mbrojtja e të dhënave personale, Meta: Teknologjitë e reja sjellin risqe, cënojnë të drejtat kushtetuese Kreu i Kuvendit Ilir Meta

Autoritetet e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të evropës Qendrore e Lindore kanë zhvilluar një takim, të cilin e ka përshëndetur edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. Meta tha se mbrojtja e të dhënave personale është pjesë e reformës në drejtësi, ndërkohë që theksoi se teknologjitë e reja sjellin risqe të reja që cënojnë të drejtat kushtetuese të qytetarëve anë e mbanë botës.

Kreu i Kuvendit tha se në këtë aspekt Shqipëria duhet të demostrojë të njëjtat standarte të BE, duke mos harruar të përshëndeste edhe shtetin e Kosovës për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

 “Sot jeni mbledhur nga shumë vende për të diskutuar për të drejtat themeltare në një vend që më parë ishte me i izoluari në botë. Shqipëria përpjekje të gjithanshme për garantimin e të drejtave thelbësore të individit. Vlerësoj progresin substancial të punës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes se të Dhenave Personale. Kuvendi ka shqyrtuar raportin e Komisionerit dhe ka vlerësuar zhvillimin e tij institucional. Mbrojtja e të dhenave është pjesë e reformes në drejtësi. I kemi shtuar përgjegjësitë Komisionerit për garantimin e të drejtës së informimit dhe të drejtës së privacisë. Shqipëria duhet të demonstrojë të njëjta standarte të BE. Teknologjite e reja sjellin risqe te reja dhe cënojnë të drejtat kushtetuese të qytetarëve në gjithë kontinentin. Kuvendi inkurajon forcimin e parametrave ligjorë për mbrojtjen e privacisë. Përshëndesim pjesëmarrjen e Kosovës në ketë aktivitet rajonal”, përmbylli kreu i Kuvendit .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëzon në KQZ dyfishin e firmave për kandidim, Bojaxhi: Të bëjmë kthesën e madhe
Gaçi: PD thotë që Luli është çun me vizion po nuk mbron dot as trotuaret. Veliaj drejtimi i duhur »
Article Logic
Execution time: 0.029376029968262
array(1) { ["section"]=> string(106) "mbrojtja-e-te-dhenave-personale-meta-teknologjite-e-reja-sjellin-risqe-cenojne-te-drejtat-kushtetuese-9930" }