Mbrojtja fantastike e avokatit britanik në UEFA, si rrëzoi tezën serbe të OKB-së

Publikuar tek: sport, më 17:03 03-05-2016 Mbrojtja fantastike e avokatit britanik në UEFA, si rrëzoi tezën serbe të OKB-së

Alasdair Bell është avokati që mbrojti në mënyrën fantastike kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UEFA. Bell ishte zëri sportdashësve kosovar në Kongresin e UEFA-s dhe me një qetësi për t’u lavdëruar ai arriti të hidhte poshtë edhe tezën kryesore të Serbisë me të cilën tentoi të pengonte anëtarësimin.

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit në fjalën e tij u shpreh se Kosova nuk mund të ishte anëtare e UEFA-s për sa kohë nuk njihej nga Organizata e Kombëve të Bashkuara.

Por, Alasdair Bell e hodhi posht me zgjuarsi këtë tezë.

“OKB nuk ka kompetencë të njoh shtete, por shtetet njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB-së, nuk do të thotë se nuk je shtet. Ka katër kritere që përbëjnë një shtet: territori, popullsia, qeverinë dhe aftësinë për të arritur marrëveshje. Pra, shumica e vendeve të OKB-së njohin Kosovën dhe shumica e vendeve të Europës e njohin gjithashtu. Kongresi i UEFA-s duhet të vendos vetë nëse Kosova meriton të bëhet anëtare”, deklaroi Bell.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miqësorja Shqipëri-Katar, nis shitja e biletave
Tërhiqet FSHF, pranon sloganin e zgjedhur nga tifozët »
Article Logic
Execution time: 0.0050349235534668
array(1) { ["section"]=> string(85) "mbrojtja-fantastike-e-avokatit-britanik-ne-uefa-si-rrezoi-tezen-serbe-te-okb-se-39378" }