“Mbulimi” i Skënderbeut, reagon dhe Thaçi: Lavdinë e tij nuk e mbulon dot asnjë pëlhurë

Publikuar tek: sport, më 20:28 05-09-2017 “Mbulimi” i Skënderbeut, reagon dhe Thaçi: Lavdinë e tij nuk e mbulon dot asnjë pëlhurë

Debati i javës së fundit në Shqipëri lidhur me mbulimin e monumentit të Skënderbeut në qendër të Tiranës gjatë faljes së Bajramit tashmë ka dalë jashtë kufijëve.

Në këtë debat është përfshirë edhe presidenti Kosovës Hashim Thaçi.

Gjatë ceremonisë së inagurimit të katedarles katolike në Prishtinë, Thaçi u shpreh se shqiptarët janë krenar që kanë nxjerrë nga gjiri i tyre dy figura si Nënë Tereza dhe Skënderbeu.

Për Thaçin myslimanët dhe të krishterët shqiptar kanë qenë gjithmonë bashkë në të mirë dhe të hidhërim.

“Me këtë rast me lejoni të ripërsëris faktin se jemi krenar se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nëna Terezë. Nuk ka beze as pëlhurë te bardh ose të zezë që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit. Bashkërisht vumë gurthemelin e inauguruam Katedralen dhe sot jemi bashkë në shugurim”, u shpreh Presidenti kosovar Hashim Thaçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja në Strumicë fillon me skandalin e parë, vërshëllima për himin shqiptar
Roshi hesht stadiumin në Strumicë, Shqipëria kalon në avantazh »
Article Logic
Execution time: 0.019573926925659
array(1) { ["section"]=> string(89) "mbulimi-i-skenderbeut-reagon-dhe-thaci-lavdine-e-tij-nuk-e-mbulon-dot-asnje-pelhure-91276" }