Mbushin banerat e qytetit, kush janë 100 nxënësit ekselentë të Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:33 22-11-2017 Mbushin banerat e qytetit, kush janë 100 nxënësit ekselentë të Tiranës

Bashkia e Tiranës ka vendosur në rrugët kryesore fotografitë e 100 gjimnazistëve më të mirë.

Në kuadër të nismës së propozuar nga kryebashkiaku Veliaj, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, janë vënë fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, ku është shkruar edhe emri i nxënësit të talentuar.

Imazhet e tyre janë shpërndarë edhe në rrjetin social Twitter nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili thekson se aseti më i madh i qytetit janë njerëzit.

Duke vlerësuar rezultatet e arritura nga ata në mësime, Veliaj shprehet se gjimnazistët ekselentë janë burim frymëzimi për gjithë qytetin, se puna dhe përpjekjet nuk shkojnë dëm.

“Aseti më i madh i një qyteti nuk janë rrugët, ndërtesat e makinat, janë njerëzit! Ndaj këtë fundvit kemi “stolisur” Tiranën me 100 gjimnazistët me mesataren 10 për të frymëzuar qytetin se puna e përpjekja nuk shkon kurrë dëm! BRAVO”, shkruan Veliaj.

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, ku mbështetet edhe e ardhmja e sigurtë e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm.

Më shumë në këtë kategori: « Dosja ‘Habilaj’, Prokuroria urdhëron arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit
Arrestohet 68 vjeçari, drejtonte automjetin me dokumenta false »
Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152
array(1) { ["section"]=> string(76) "mbushin-banerat-e-qytetit-kush-jane-100-nxenesit-ekselente-te-tiranes-100531" }