Mbyll siparin festivali më i rëndësishëm i filmit në Shqipëri, zbardhet programi i ditës së fundit

Publikuar tek: kulture-art, më 10:18 23-09-2017 Mbyll siparin festivali më i rëndësishëm i filmit në Shqipëri, zbardhet programi i ditës së fundit

Sot është dita e fundit e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Ky festival u zhvillua në ambjentet e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias “Marubi” në Tiranë dhe pati si organizator kryesor regjisorin Kujtim Çashku.

Në këtë eveniment me rëndësi kulturore u pasqyruan një sërë filmash nga shumë vende të botës që kishin për synim përcjelljen e temës së radikalizmit dhe ekstremizmit në botë.

PROGRAMI I PLOTE I DITES SE FUNDIT

@ AKADEMIA E FILMIT & MULTIMEDIAS MARUBI

17:30 - DEMOCRACY IS LOST (DEMOKRACIA MERR KOT) nga Thomas Isler

Në prani të regjizorit

Doc - 86 min - 2014 - Sëitzerland

Në ekstremin e djathtë të peisazhit politik, mund të dëgjohen zëra gjithnjë e më të zhurmshëm anti-europian, anti-islam dhe nacionalistë. Këto përzihen me lëvdatat e një vendi që mendohet se ka bërë gjithçka siç duhet: Zvicra dhe demokracia e saj e drejtpërdrejtë. Megjithatë, në Zvicër, kjo demokraci e drejtpërdrejtë ka arritur në kufijtë e saj. Kërkesa e elektoratit zviceran, për ndryshime të tilla kushtetuese si, iniciativa kundër minareve, bie ndesh me parimet themelore të konventave të njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut. Filmi hulumton nevojën që lind për demokraci të drejtpërdrejtë duke marrë parasysh kufizimet e një sistemi të tillë politik.

TRAILER: https://youtu.be/KJmYekht99g

19:30 - THE 90 MINUTES WAR (LUFTA 90 MINUTËSHE) nga Eyal Halfon

Mockumentary - 90 min - 2016 - Israel / Germany / Portugal

Më në fund, pas më shumë se njëqind vitesh gjakderdhje, konflikti izraelito-palestinez do të zgjidhet. Pak para një cikli tjetër dhune, zgjidhja ideale është arritur: një lojë futbolli. Një lojë që do të vendosë se kush do të arrijë të qëndrojë në Tokën e Shenjtë dhe kush duhet të largohet. “Lufta 90 Minutëshe” ndjek përgatitjet, krizat dhe dramën që çon në lojën fatale: nga takimet në Bashkësinë Ndërkombëtare të Futbollit në Gjenevë, në qytetin e Portugalisë ku do të luhet loja; Komike, e trishtueshme, e papërmbajtur dhe jokorrekte politikisht, kjo komedi politike e nxjerr anash këtë konflikt rraskapitës, aty ku i takon të jetë.

TRAILER: http://ëëë.ihrffa.net/the-90-minute-war.html

21:15 - Ceremonia e mbylljes

Music - Classis BossA - Duo Eclesio Ramos &Herin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A është ndarë me Ethem Ramadanin? Ja si përgjigjet Inva Mula
»
Article Logic
Execution time: 0.020160913467407
array(1) { ["section"]=> string(103) "mbyll-siparin-festivali-me-i-rendesishem-i-filmit-ne-shqiperi-zbardhet-programi-i-dites-se-fundit-93382" }