Mbyllen punimet e Kuvendit, Balla: Mazhoranca e hapur për dialog konstruktiv me opozitën

Publikuar tek: barometri, më 08:49 24-07-2018 Mbyllen punimet e Kuvendit, Balla: Mazhoranca e hapur për dialog konstruktiv me opozitën Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të seancës plenare, tha se mazhoranca vazhdon të jetë e hapur për një dialog konstruktiv me opozitën, në lidhje me Ligjin e Magjistratëve ,edhe pse kjo e fundit ka bojkotuar.

“Na vjen keq që kjo cështje, e cila është vetëm ndryshim afati dhe jo ndryshime binarësh të strukturës së drejtësisë, opozita nuk erdhi te jape mendimin e vetë. Nuk gjej shpjegim për bojkotin e opozitës, pasi populli që e sjell deputetin në kuvend, pret që deputeti të bëjë punën e tij dhe të mbrojë interesat e votuesit të vetë.” shprehet Balla.

Taulant Balla gjithashtu deklaroi se KLGJ dhe KLP do të jenë së shpejti funksionale.

I pyetur për 7 kushtet e vendosura nga Opozita për mosbojkotimin e seancës, Balla shprehet se nuk është në dijeni të këtyre kushteve, por vetëm për kërkesën e rrëzimit të ligjit të teatrit. Ai shton se nuk sheh dot një lidhje mes Ligjit të Magjistratëve dhe Ligjit të Teatrit, por gjithsesi shpreson se akoma ka kohë për ta zgjidhur këtë ngërç politik.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032528877258301
array(1) { ["section"]=> string(93) "mbyllen-punimet-e-kuvendit-balla-mazhoranca-e-hapur-per-dialog-konstruktiv-me-opoziten-128920" }