Mbyllen takimet e para të Champions League, rikthehet "tërmeti" MSN te Barcelona

Publikuar tek: sport, më 21:45 13-09-2016 Mbyllen takimet e para të Champions League, rikthehet

Është mbyllur nata e parë e spektaklit të magjishëm që dhuron Champions League. Gola pa fund, ndërsa rikthehet Barcelona e frikshme. Shtatë gola kundër Celtic me iniciatorë dhe realizues treshen Messi, Neymar, Suarez, pa harruar edhe Iniestën.

Takimi tjetër që ka dhuruar një "thes" me gola, ka qenë ai në Mynih, mes Bayernit vendës dhe udhëtuesve të Rostov. Tre takime përfundojnë me rezultatin 1-1, ndërsa Ludogorets, Benfica dhe PSG nuk kanë mundur që të ruajnë avantazhin.

Rezultat surprizë në Ukrainë, ku Napoli e mbyll sfidën me fitore, ndërsa Atletico Madrid ka fituar në saj të një goli ndaj PSV Eindhoven. Ndeshja e vetme e pazhvilluar është ajo mes Manchester City dhe Monchengladbach për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të rëna në Angli.

Barcelona - Celtic 7-0

Shënues: Messi 3', 27', 60', Neymar 50', Iniesta 59', Suarez 75', 88'

Basel - Ludogorets 1-1

Shënues: Steffen 81' / Cafu 45'

Bayern Munich - Rostov 5-0

Shënues: Levandovski 28', Muller 45', Kimmich 53', 60', Bernat 90'

Benfica - Besiktas 1-1

Shënues: Cervi 13' / Talisca 90'+3'

Dinamo Kiev - Napoli 1-2

Shënues: Garmash 26' / Milik 36', 45'

PSG - Arsenal 1-1

Shënues: Cavani 1' / Sanchez 78'

PSV - Atletico Madrid 0-1

Shënues: Niguez 43'

Manchester City - B.Monchengladbah (e shtyrë)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këto parashikohen të jenë çmimet e biletave në “Loro Boriçi” për ndeshjen Kosovë-Kroaci
Zgjidhet presidenti i ri i UEFA-s që do zëvendësojë Mishel Platininë e shkarkuar »
Article Logic
Execution time: 0.018682956695557
array(1) { ["section"]=> string(83) "mbyllen-takimet-e-para-te-champions-league-rikthehet-termeti-msn-te-barcelona-52825" }