Mbyllet çdo gjë, 3 gola dhe 2 shtylla dërgojnë Spanjën në botëror, Shqipëria e pafuqishme

Publikuar tek: sport, më 21:45 06-10-2017 Mbyllet çdo gjë, 3 gola dhe 2 shtylla dërgojnë Spanjën në botëror, Shqipëria e pafuqishme

Është mbyllur me rezultatin e thellë 3 me 0 në favor të Spanjës përballja në Alcante e iberikve me kuqezinjtë.

Ndeshja u fillua mjaft mirë për djemtë e Panuçit që tentuan të vinin në vështirësi spanjollët, por do të mjaftonte vetëm një aksion që Rodrigues të shënonte golin e parë. Më pas vetëm 5 minuta më vonë Isko do të dyfishontë rezultatin, ndërkohë “kapakun” ndëshjes do i'a vinte Alkantara që do shënonte golin e tretë.

Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën Panuçi bën disa ndryshime duke futur në lojë Sadikun, Agollin dhe Latfin të cilët i dhanë një tjetër ritëm lojës. Shqipëria goditi një herë traversën me Llullakun dhe shtyllën në pjesën e dytë me Sadikun.

Pavarsisht rrezikshmërisë, kuqezinjtë nuk mundën të shënojnë të paktën një gol. Pas kësaj ndeshje Spanja ka prerë biletën për botërorin e Rusisë, ndërsa Shqipëria mbetet në vendin e tretë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillon ndeshja në “Loro Boriçi”, por tifozët kosovar përplasen me ukraniasit
Flet Sadiku pas ndeshjes: Për këtë arsye Panuçi më la në stol »
Article Logic
Execution time: 0.019599914550781
array(1) { ["section"]=> string(93) "mbyllet-cdo-gje-3-gola-dhe-2-shtylla-dergojne-spanjen-ne-boteror-shqiperia-e-pafuqishme-95005" }