Mbyllet derbi Tirana 1-2 Partizani, mbi 14 mijë tifozë në stadium

Publikuar tek: sport, më 19:44 13-03-2015 Mbyllet derbi Tirana 1-2 Partizani, mbi 14 mijë tifozë në stadium

Është mbyllur me rezultatin 1-2 derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Goli i vetëm për ekipin e Tiranës është realizuar nga Morina në minutën e 61 të ndeshjes.

Minuta e 25-të e ndeshjes ka qenë ajo që i ka dhënë fillimisht avantazhin ekipit të Partizanit me golin e shënuar nga Nexhipi dhe vetëm 8 minuta më pas rezultati është thelluar ne 0-2 me golin e Raçiç.

Gjatë kësaj periudhe ndeshja është ndërprerë për disa minuta për shka të hedhjes së fishekzjarrëve ne fushë.

Mbi 14 mijë tifozë janë duke e ndjekur takimin në Stadiumin “Qemal Stafa”, ndërsa bosh ka mbetur vetëm pjesa e sigurisë e tribunës D3. Kjo tribunë, që është vënë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, shfrytëzohet me gjysmë kapaciteti, pasi për arsye sigurie forcat e rendit krijojnë një hapësirë për të evituar përplasjet mes dy tifozerive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIP-at larg politikës, pranë sportit në derbin Tirana-Partizani (Foto)
Tirana-Partizani, Halili pritet të mos pranojë dorëheqjen e Maganit »
Article Logic
Execution time: 0.018331050872803
array(1) { ["section"]=> string(69) "mbyllet-derbi-tirana-1-2-partizani-mbi-14-mije-tifoze-ne-stadium-5826" }