Mbyllet gazeta britanike The Independent, e disponueshme vetëm ‘online’

Publikuar tek: bota, më 16:27 12-02-2016 Mbyllet gazeta britanike The Independent, e disponueshme vetëm ‘online’

“The Independent” është e para gazetë kombëtare në Britaninë e Madhe që do të mbyllet për t’iu dedikuar tërësisht versionin ‘online’ të saj.

Vendimi është bërë publik nga kompania ‘ESI Media’, që zotëron gazetën, duke theksuar se në këtë mënyrë po ecet drejt të ardhmes.

 “Industria e shtypit është duke ndryshuar dhe ndryshimi po udhëhiqet nga vetë lexuesit. Ata po na tregojnë se ardhmja është dixhitale. Ndryshimi e ruan markën e ‘Independet’ dhe na lejon neve që të vazhdojmë të investojmë në përmbajtjen cilësore editoriale dhe të tërheqim më shumë lexues në platformat online”, u shpreh Evgeny Lebedev, pronar i gazetës.

Faqja online e “The Independet” ka njohur një rritje të shpejtë dhe shumë të madhe të numrit të lexuesve vitet e fundit. Audienca mujore është rritur me 33.3% në 12 muajt e fundit, me rreth 70 milionë përdorues unik nga e gjithë bota. Drejtuesit presin që të kenë një rritje të ardhurarsh me mbi 50% këtë vit.

E themeluar në vitin 1986, ‘The Independet’ një gazetë e re në krahasim me gjigandët ‘The Guardian’ dhe ‘The Telegraph’, arriti që të hynte bindshëm në tregun britanik duke tërhequr lexues të shmtë. Më 26 mars pritet të jetë dita kur në treg do të dalë numri i fundit i gazetës në versionin print.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025777101516724
array(1) { ["section"]=> string(74) "mbyllet-gazeta-britanike-the-independent-e-disponueshme-vetem-online-32404" }