Mbyllet gjithçka me paqe sfida në “Elbasan Arena”, Skënderbeu nuk i gëzon dot tifozët

Publikuar tek: sport, më 22:21 19-10-2017 Mbyllet gjithçka me paqe sfida në “Elbasan Arena”, Skënderbeu nuk i gëzon dot tifozët

Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit u ndeshën sot në mbrëmje mes tyre në "Elbasan Arena" në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.

Skënderbeu u tregua tepër mikpritës me skuadrën serbe duke treguar profesionalizëm në çdo moment që nga mbërritja e tyre në Shqipëri.

Ndeshja dhe organizimi në shkallët e stadiumit përfunduan me sukses duke treguar një fair play. Takimi u mbyll me rrjeta të pa prekura. Skënderbeu 0-0 Partizani i Beogradit.

Pjesa e parë:

Ka përfunduar ky fraksion loje në "Elbasan Arena" mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Korçarët kanë bërë një lojë tepër të bukur në këto 45 minuta të para duke qenë superiore kundër serbëve. Radas doli i dëmtuar nga fusha e lojës duke i prishur disi planet trajnerit Ilir Daja.

Kjo pjesë e parë nuk njeh fitues dhe skuadrat i janë dërguar tashmë dhomave të zhveshjes për pushimin e zakonshëm.

Pjesa e dytë:

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në këtë fraksion loje Skënderbeu ka treguar se është një ekip që ka dinjitet në fushën e lojës. Korccarët kanë treguar profesionalizëm dhe kanë kërcënuar serbët me disa raste tepër të pastra.

Në fundin e ndeshjes Shehi ka bërë një mrekulli duke ndalur një top që mund të "groposte" bardhekuqtë që dhanë shpirtin në këtë takim. Ndeshja u mbyll me shifrat 0-0 dhe me rrjeta të parekura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu-Partizani Beograd, trajneri Daja befason me formacionet zyrtare
»
Article Logic
Execution time: 0.023208856582642
array(1) { ["section"]=> string(88) "mbyllet-gjithcka-me-paqe-sfida-ne-elbasan-arena-skenderbeu-nuk-i-gezon-dot-tifozet-96526" }