Mbyllet gjithçka në Antalia, Shqipëria arrin një fitore historike përballë Turqisë

Publikuar tek: sport, më 19:11 13-11-2017 Mbyllet gjithçka në Antalia, Shqipëria arrin një fitore historike përballë Turqisë

Është mbyllur me fitoren e Shqipërisë përballja e kuq e zinjve me Turqinë në Antalia.

Kombëtarja shqiptare i ka befasuar të gjithë me performancën e saj në këtë ndeshje, ku në asnjë momnt nuk i ka dhënë ndonjë shans Turqisë.

Në fillim ishte Sadiku që do të shënonte në minutën e 24-ët pas një asisti të Odise Roshit. Do të ishte sërish Sadiku që do të dyfishonte rezultatin duke shokuar të gjithë publikun në Antalia.

Në pjesën e dytë erdhi dhe reagimi turqëve, që do të shkurtonin rezultatin me Under.

Por vetëm 7 minuta më pas Grezda do të shënonte golin e tij të parë me kombëtaren duke i çuar shifrat në 1 me 3.

Pas kësaj Turqia bëri disa zëvendesime që do të sillnin dhe golin e dytë për turqit në minutën 60-të. Në 30 minutat e fundit Turqia u përpoq që të barazonte po pa mundur dot.

Vlen të përmendim se Shqipëria gjysmën e lojës e luajti me 1 lojtar më pak, pas daljes më të kuq të Memushajt. 

Article Logic
Execution time: 0.0028829574584961
array(1) { ["section"]=> string(87) "mbyllet-gjithcka-ne-antalia-shqiperia-arrin-nje-fitore-historike-perballe-turqise-99434" }