Mbyllet gjithçka në Korçë, Skënderbeu fundos Partizanin me dy gola

Publikuar tek: sport, më 19:57 23-09-2017 Mbyllet gjithçka në Korçë, Skënderbeu fundos Partizanin me dy gola

Është mbyllur me një fitore të Skënderbeut 2 me 0, ndëshja në Korçë përballë “demave” të kuq.

Pjesa e parë e takimit e pa Skënderbeun favorit por pa mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë djemtë e trajnerit Ilir Daja u treguan më këmbëngulës dhe arritën të shënojnë dy herë me anë të Soue dhe Lilaj me penallti.

Ndërsa Partizani u tregua i pafuqishëm dhe tregoi edhe një herë se këtë vit i mungon diçka nga agresiviteti i vjetshëm.

Pas këtij takimi Skënderbeu kalon në kuotën e 7 pikëve ndërsa Partizani ndodhet në fund të tabelës me vetëm një pikë, pa asnjë gol të shënuar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PSG i “tërheq veshin”, Neymar kërkon falje para skuadrës
Partizani në fund të tabelës pas asnjë gol të shënuar, ish-kryebashkiaku tallet keq me “demat” »
Article Logic
Execution time: 0.021542072296143
array(1) { ["section"]=> string(71) "mbyllet-gjithcka-ne-korce-skenderbeu-fundos-partizanin-me-dy-gola-93433" }