Mbyllet konkursi për kreun e TOB, ja cilët janë kandidatët

Publikuar tek: kulture-art, më 19:33 23-08-2016 Mbyllet konkursi për kreun e TOB, ja cilët janë kandidatët

Ministria e Kulturës ka njoftuar mbylljen e konkursit për kreun e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Pas dorëheqjes së Ilir Kernit, gjashtë persona kanë shfaqur interes për drejtimin e këtij institucioni dhe ata janë:

1.       Josif Gjipali

2.       Agim Hushi

3.       Kleanthi Gjika

4.       Zana Çela

5.       Ylber Gjini

6.       Gëzim  Xhaxhaj

Komisioni i përbërë nga  drejtues  të nivelit të lartë dhe të mesëm si dhe ekspertë të jashtëm, pasi është njohur me dokumentacionin e paraqitur  do të zhvillojë  intervista me kandidatët ditën e mërkurë, datë 24 gusht 2016, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Ilir Kerni u dorëhoq nga drejtimi i TOB pas përplasjeve me Ministrinë e Kulturës për shkak të buxhetit të ulët. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari i BBC tregon se kush është fotografja e parë femër në Shqipëri
Stuhi dhe rreshje të dendura shiu në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.026290893554688
array(1) { ["section"]=> string(63) "mbyllet-konkursi-per-kreun-e-tob-ja-cilet-jane-kandidatet-50655" }