Mbyllet numërimi në Malësinë e Madhe, LSI forcë e parë

Publikuar tek: politike, më 16:56 28-06-2015 Mbyllet numërimi në Malësinë e Madhe, LSI forcë e parë

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe, pas numërimit të 20 kutive të fundit në Tiranë.

Nga numërimi i 20 kutive të KZAZ-së nr.1 të Malësisë së Madhe, ku nuk munguan as incidentet elektorale, rezultoi si forcë e parë me numrin më të madh të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim me 2776 vota e ndjekur nga Partia Socialiste me 2452 vota dhe Partia Demokratike me 2190 vota.

Në KZAZ-1 u numëruan në total 79 kuti nga rezultati përfundimtar i të cilave u konfirmua si forcë e parë LSI me 324 vota më shumë se PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama, darkën e parë të postzgjedhjeve e kalon me Vangjush Dakon në Vollgë
Grida Duma takim me banorët e Ishmit: Raprezalje nga tatimorët se fitoi e djathta »
Article Logic
Execution time: 0.024435997009277
array(1) { ["section"]=> string(59) "mbyllet-numerimi-ne-malesine-e-madhe-lsi-force-e-pare-14832" }