Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales Portugali-Francë

Publikuar tek: sport, më 20:56 10-07-2016 Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales Portugali-Francë

Pjesa e parë mes Portugalisë dhe Francës është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0. Mungojnë golat, por jo rastet e veçanta në portat respektive. Në minutat e para të kësaj pjese është Griezman që shkon pranë golit, por Rui Patricio bën mrekullinë duke e larguar në goditje këndi.

Ngjarja më e pakëndshme është dëmtimi i kapitenit të "luzitanëve", Cristiano Ronaldo, i cili pas një dyluftimi me Dimitri Payet qëndron i shtrirë në tokë dhe mban fort këmbën e majtë. Duron afro 10 minuta në fushë dhe më pas ndërpret finalen mes lotëve.

Minutat kalojnë, ndërsa Ronaldo zëvendësohet nga Quaresma. Ndërkaq, edhe pas kohës shtesë të akorduar në fundin e takimit sërish rrjetat mbeten të paprekura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëm pak minuta lojë, Ronaldo s'pranon të lerë fushën dhe shpërthen në lot (FOTOT-VIDEO)
Mediat ngrenë në qiell Portugalinë, francezët: “Të qajmë” »
Article Logic
Execution time: 0.018679141998291
array(1) { ["section"]=> string(61) "mbyllet-pa-gola-pjesa-e-pare-e-finales-portugali-france-46141" }