Mbyllet Shqipëri-Rumani, djemtë e kombëtares fitojnë ndeshjen historike

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:18 20-06-2016 Mbyllet Shqipëri-Rumani, djemtë e kombëtares fitojnë ndeshjen historike

Mbyllet Shqipëri-Rumani, djemtë e kombëtares fitojnë ndeshjen historike që është e para në këtë Euro 2016. Sadiku shënoi një gol spektakolar, duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Goli erdhi në minutën e 43-të nga sulmuesi elbasanlli Armando Sadiku. Ky është i pari gol në këtë histori europiani për kombëtaren tonë e cila ka ende shpresë për kualifikim.  Fitorja e kuqezinjve rrit shanset për kualifikim.

Në këtë fazë po luhen ndeshjet e treta në Grupin A, ndërsa në tri ditët e ardhshme do të luajnë dhe 5 grupet e mbetura. Për momentin jemi e treta më e dobët, duke qenë se golavarazhi është negativ, -2. Por, nëse dy nga këto shtete; Çekia, Suedia, Irlanda, Islanda, Portugalia dhe Austria do të dalin me humbje në ndeshjen e fundit, Shqipëria do të arrijë të kualifikohet në fazën e 1/8-ave. Megjithatë, renditjet në grupet D, E dhe F rrisin shanset e kuqezinjve për të menduar kualifikimin historik në një fazë më lartë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot Rumani - Shqipëri, ndeshja vendimtare në rrugëtimin e kuqezinjve
“Ti je shumë i mirë në aparat”, pasi e torturoi dhe e la me shenja, Anjeze Shabani fotografon vogëlushin për t’i bërë reklamë kopshtit në Facebook »
Article Logic
Execution time: 0.033529996871948
array(1) { ["section"]=> string(76) "mbyllet-shqiperi-rumani-djemte-e-kombetares-fitojne-ndeshjen-historike-44033" }