Mbyllet tenderi për “recetën elektronike”, kompania italiane ofron 1.1 mln euro nën fondin limit

Publikuar tek: ekonomi, më 20:38 19-08-2015 Mbyllet tenderi për “recetën elektronike”, kompania italiane ofron 1.1 mln euro nën fondin limit

Kompania italiane “Lutech” ka bërë ofertën më të mirë në tenderein e Ministrisë së Shëndetësië për recetën elektronike. Burime nga ministria bëjnë të ditur se në tender janë paraqitur dy firma, por ka qenë kompania italiane ajo që bërë ofertën më të lartë.

E njohur në fushën e teknologjisë së informacionit, Lutech ka dhënë një çmim 1.1 milion euro nën fondin limit dhe 460 mijë euro nën kompaninë shqiptare të renditur në vendin e dyte.

Tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë një objekt i vazhdueshëm kritikash nga Partia Demokratike, e cila shpesh herë ka akuzuar ministrin Ilir Beqaj për afera korruptive dhe favorizim të miqve afër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në disa raste, Ministri Beqaj ka deklaruar se pikërisht receta elektronike do të bëjë të pamundur korrupsionin dhe abuzimin me barnat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03344202041626
array(1) { ["section"]=> string(82) "mbyllet-tenderi-per-receten-elektronike-kompania-italiane-ofron-1-1-mln-euro-18741" }