Mbyllja e llotove, Rama i përgjigjet ‘vlonjatit’: Mos më shaj nëpër dhëmbë, pranova një kompromis të keq

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 12-10-2018 Mbyllja e llotove, Rama i përgjigjet ‘vlonjatit’: Mos më shaj nëpër dhëmbë, pranova një kompromis të keq

Në rubrikën ‘Përgjigja ime’, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'i përgjigjet një komentuesi i cili identifikohet me një adresë false, Vlonajti Vlorë.

Komentuesi i ‘kërkon llogari’ Ramës për fatin e të punësuarve nëpër baste pas mbylljes së tyre.

“Ty që fshihesh pas emrit vlonjati do të përgjigjem. Vetëm ty të gjeta që e kundërshton nxjerrjen e basteve jashtë ligjit. Ti e trajton si fatkeqësi për shumë vende pune që do te mbyllen. Nuk ka asnjë biznes që nuk ka një vend pune të lire. Të sfidoj të gjesh një rast që provon të kundërtën.

Ej vlonjat unë s’ po të them shiko sa e bukur do jetë jeta kur të mbyllen gjirizet e kumarit, por qindra miliona euro që i merr arkës së familjes nuk do i marrë llumi po do i mbeten ekonomisë familjeare.

Vlonjat, mos shaj nëpër dhëmbë por më ndiq. Nuk do ta kenë të lehtë por aman nuk do e kenë të pamundur në qofte se do duan të vetëpunësohen me një biznes të vogël. Do të kisha dashur ta bëja më parë po s’ munda dot sepse rezistenca ishte e madhe. Pati rezistencë brenda kualicionit qeverisës.

Pranova një kompromis të keq, shtyrjen e afatit.  E di që kam zhgenjyer dhe mërzitur shumë njerëz po nuk munda dot”, u shpreh Rama.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT/ Veliaj prish strukturën pa leje të Shullazit: Si si? Këtë e ka një i fortë me nam? U pika!!!
Kapen 300 kg drogë në Itali, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0044190883636475
array(1) { ["section"]=> string(106) "mbyllja-e-llotove-rama-i-pergjigjet-vlonjatit-mos-me-shaj-neper-dhembe-pranova-nje-kompromis-te-keq-137542" }