Mbyllja e shkollave si pasojë e gripit? Qytetarët nuk e besojnë argumentin e qeverisë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:38 15-01-2017 Mbyllja e shkollave si pasojë e gripit? Qytetarët nuk e besojnë argumentin e qeverisë

Qeveria i mbajti të mbylluara kopshtet dhe shkollat përgjatë kësaj jave me argumentin se fëmijët rrezikoheshin nga përhapja e gripit që ka goditur vendin tonë.

Por pavarësisht këmbënguljes së qeverisë, qytetarët nuk besojnë se ka qenë gripi shkak për mbylljen e shkollave.

Në sondazhin e Newsbomb.al se çfarë e shtyu qeverinë të merrte këtë vendim, 76 përqind e votuesve janë përgjigjur se ka qenë i ftohti dhe mungesa e ngrohjes në kopshte dhe shkolla, ndërsa vetëm 24 përqind besojnë se ka qenë për shkak të gripit.

Ministria e Arsimit njoftoi dje se mësimi në të gjithë Shqipërinë do të nisë të hënën e 16 janarit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E DITËS: Kjo nuk lyp as bukë as ujë, ç’patët me të o milet!
“Treni që ndan Serbinë dhe Kosovën”, në faqen e parë të “The Independent” »
Article Logic
Execution time: 0.020357131958008
array(1) { ["section"]=> string(90) "mbyllja-e-shkollave-si-pasoje-e-gripit-qytetaret-nuk-e-besojne-argumentin-e-qeverise-65548" }