Mbytet një 12-vjeçar shqiptar në Greqi

Publikuar tek: rajon, më 23:20 10-02-2019 Mbytet një 12-vjeçar shqiptar në Greqi

Një fëmijë 12-vjeç me origjinë nga Shqipëria është mbytur në ishullin e Rodosit në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se i mituri është mbytur në plazhin Zefiros në qytetin e Rodosit, në rrethana ende të paqarta. Trupi i fëmijës shqiptar u nxorr nga deti dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të qytetit ku u regjistrua. Autoritetet greke kanë urdhëruar kryerjen e ekspertizës për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peticioni për bashkimin e Mitrovicës, Komisioni parlamentar e lë pezull
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, partitë shqiptare ende pa kandidat »
Article Logic
Execution time: 0.0049591064453125
array(1) { ["section"]=> string(45) "mbytet-nje-12-vjecar-shqiptar-ne-greqi-152311" }