Me 130 mijë euro dhe 6 kg kokainë, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 23-05-2019 Me 130 mijë euro dhe 6 kg kokainë, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar dy trafikantë shqiptarë ditën e sotme në Ravena.

Mësohet se në pranga ka rënë 35 vjeçari me inciale N.F. dhe kushëriri i tij me iniciale X.G.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se dy shqiptarët u kapën me 130 mijë euro dhe 6 kilogram kokainë.

Dy kushërinjtë kishin ngjallur dyshimet e autoriteteve italiane, pasi 35-vjeçari ishte parë duke kryer tregti në një dyqan Romagna, ndonëse ishte dëbuar në vitin 2016.

Pas dëbimit ai ishte martuar me një shtetase rumune në Shqipëri dhe në letra kishte përdorur mbiemrin e saj për të kaluar kufirin.

Shqiptarët u ndaluan nga policia e shtetit fqinj teksa udhëtonin me një mjet tip ‘Alfa Romeo Giulietta’ (jo në pronësi të tyre) me 3 mijë euro të pajustifikuara.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, atyre iu gjetën edhe 6.2 kilogramë kokainë, të paketuara në 24 pako, ndërsa në shtëpi iu sekuestruan rreth 20 mijë euro të mbështjella në rrathë, 16 kg marijuanë të ndarë në çanta, materiale dhe dy makina paketimi, pesë bilance precise, një pistoletë dhe 70 plumba.

Nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 100 mijë eurove.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020174026489258
array(1) { ["section"]=> string(76) "me-130-mije-euro-dhe-6-kg-kokaine-arrestohen-dy-kusherinjte-shqiptare-165455" }