Më 3 maj ndarja e çmimeve të “Tirana Art Fest”, ja gjimnazet finaliste (LISTA)

Publikuar tek: kulture-art, më 17:35 27-04-2017

Pas një udhëtimi të bukur prej 4 muajsh, “Tirana Art Fest” ka mbërritrur në destinacionin e saj final.

Më 3 maj ora 19:00 do të organizohet finalja ndërmjet gjimnazeve të  Tiranës (publike dhe jopublike), ku do të ndahen edhe çmimet sipas çdo kategorive.

“Po ti, për cilën shkollë bën tifo?! Mos e humb finalen e “Tirana Art Fest” në 3 Maj te ish-kolonat”, shkruan Veliaj në Facebook.

Nga data 23 janar deri në datë 7 shkurt u zhvilluan audicionet  në të gjithë shkollat e kryeqytetit, ku të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç performuan në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.

“Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë, që synon të risjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore si dhe të ketë një impakt pozitiv në fuqizimin e luftës ndaj bullizmit, alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "South Outdoor Festival", tre ditë aventurë, adrenalinë dhe qejf në Himarë (FOTO-VIDEO)
George Fred Williams: E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës »
Article Logic
Execution time: 0.022237062454224
array(1) { ["section"]=> string(79) "me-3-maj-ndarja-e-cmimeve-te-tirana-art-fest-ja-gjimnazet-finaliste-lista-76662" }