“Më akuzojnë këta tanët se lëshova Tahirin”, Rama i nxehur para grupit të PS: Po unë...

Publikuar tek: politike, më 11:48 16-05-2018 “Më akuzojnë këta tanët se lëshova Tahirin”, Rama i nxehur para grupit të PS: Po unë...

Kryeministri Rama po mban fjalën e tij përpara grupit parlamentar të PS. Ndër të tjera Rama i tensionuar u ndal edhe te çështja e ish ministrit Saimir Tahiri.

Sipas Ramës kur Tahiri u dënua me arrest shtëpie socialistët e kanë akuzuar se ky i fundit nuk e mbrojti ish ministrin.

“Kur Samir Tahir u dënua me ‘arrest shtëpie’ unë kisha faj. Dhe nga ana tjetër unë kisha faj sipas tanëve se unë e lëshova. Këtë e kam jo vetëm për ju, por natyrisht e kam me këta tanët. Ku hyj unë në këtë mes? Unë nuk di të tallem me nderin e jashtëzakonshëm me ata që më kanë zgjedhur. Po të mos besoja në ato që them unë nuk do të gjeja forcën të zgjohesha në mëngjes dhe të bëja ato që mundja. Unë nuk do rrija duke parë se si hanë baltë njerëzit e familjes sime por do shkoja të kaloja me ta më shumë kohë. Natyarisht kjo batërdi llafesh kazan më kazan është e kotë”, tha Rama.

“Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve’, shtoi më tej kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043849945068359
array(1) { ["section"]=> string(87) "me-akuzojne-keta-tanet-se-leshova-tahirin-rama-i-nxehur-para-grupit-te-ps-po-une-120947" }