"Më besoni ose jo”, aktivisti denoncon konçensionet edhe te “njerëzit e perëndisë”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:11 03-08-2016

“Ethet koncesioneve kanë kapur edhe njerëzit e perendisë....”, kështu shkruan aktivisti i shoqërisë civile Arbër Çepani ndërsa shton:

“ Më besoni apo jo, Kisha Autoqefale Ortodokse nën përkujdesjen e hirësise së tij Kryepeshkopit Anastas ka marrë një koncesion për të ndërtuar hidrocentralin në rrjedhën e lumit Rrapun në Elbasan. Nga sot dmth kush nuk paguan faturat e energjisë nuk shkon më në burg por në rrethin e 7 të ferrit direkt. Të frymezuar nga ky lajm, Kisha Katolike duke marrë shkas nga aksidentet e shumta në vend ka kërkuar koncesionin e mirëmbajtejeve të rrugëve nën moton "Road to Paradise". Gjithashtu komuniteti bektashian ka kërkuar privatizimin e ujësjellesit, se në festën e fundit të Sulltan Novruzit, gratë nikoqire nuk kishin mjaftueshëm ujë nëpër rubineta për të bërë hashurën. Ne fund por jo për nga rëndësia komuniteti myslyman ka kërkuar me ngulm koncesionin e shpërndarjes së energjisë elektrike OSSHE-se se edhe Allahu ka thënë "Errësira i përket shejtanit, drita është e xhenetit"! Kot nuk thonë Shqiperia tokë e bekuar...”, përmbyll me doza të forta ironie aktivisti.

Kujtojmë se ditën e djeshme u përurua hidrocentrali HEC Rapuni 3&4, një vepër hidroenergjetike e kryer nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisënën kujdesin e Kryepeshkopit Anastas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032535791397095
array(1) { ["section"]=> string(83) "me-besoni-ose-jo-aktivisti-denoncon-koncensionet-edhe-te-njerezit-e-perendise-48597" }