Me biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi bëhet nami në internet, shiten deri në 300 euro

Publikuar tek: sport, më 18:49 26-09-2015 Me biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi bëhet nami në internet, shiten deri në 300 euro

Tifozët shqiptarë u ankuan se Federata nuk hodhi në treg asnjë biletë, madje as në versionin online, duke e akuzuar atë për korrupsion. Megjithatë, ato bileta që nuk dolën në treg me çmimin normal, po u shiten publikut në internet me çmime jashtëzakonisht të larta.

Në faqet ku shiten dhe blihen produkte të ndryshme, prej ditësh po tregtohen bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe ndonëse personat që i shesin ato janë lehtësisht të identifikueshëm, autoritetet përkatëse nuk kanë lëvizur as gishtin për t’i penalizuar.

Nga 150 euro në tribunat E, D dhe F, deri në 300 euro pa përcaktuar tribunën shkon në tregun e zi një biletë për ndeshjen e tetorit.

E çuditshme është fakti se se i njejti person që shet disa bileta, pretendon se mund të vendosë çdo emër në biletën e personalizuar, pavarësisht se FSHF ka deklaruar se nuk ka më të tilla në shitje. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lila feston golin me “shqiponjën” dhe falet në fushë, tërbohen grekët (Foto+Video)
Dëmtohet Messi, dyshohet për këputje ligamenti »
Article Logic
Execution time: 0.021818876266479
array(1) { ["section"]=> string(89) "me-biletat-e-ndeshjes-shqiperi-serbi-behet-nami-ne-internet-shiten-deri-ne-300-euro-21723" }