“Më erdhi në zyrë një nënë dhe ia plasi të qarës” pediatrja nga Tirana rrëfen historinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:57 12-07-2018 “Më erdhi në zyrë një nënë dhe ia plasi të qarës” pediatrja nga Tirana rrëfen historinë Lira Gjika, pediatre

Pediatria Lira Gjika rrëfen se si një nënë, një ditë, i ka hyrë në zyrë dhe ka nisur të qajë.

 

Arsyeja? Njerëzit i fyenin fëmijën për shkak të disa kufizimeve që ai kishte.

Ky mesazh i pediatres jo vetëm që nuk duhet humbur por duhet shpërndarë sa më shumë.

"Një ditë në zyrën time erdhi një nënë dhe pa arritur të fliste ja plasi të qarës. Kjo nënë e mirë po qante sepse njerëzit i fyenin fëmijën e saj që kishte disa kufizime. Ja që ndodh edhe kështu në jetë. Disa të rritur të papërgjegjshëm, nuk arrijnë të menaxhojnë veten e tyre dhe sëbashku me edukimin e mangët që kanë, bëhen padashur të këqinj dhe fyejnë një fëmijë që në fakt lufton si hero me veten për të kapërcyer kufizimin. Këta njerëz të papërgjegjshëm nuk janë njerëz të paarsimuar madje nuk janë të pakta rastet, që këta persona janë edukatorë. mësues dhe psikologë. Këtu qëndron dhe problemi i edukimit të keq, që edhe pse mund të jesh profesionist, nuk mund të sillesh si i tillë, sepse sjellja të pengon të jesh i ndjeshëm dhe i dhimsur dhe mbi të gjitha të mund të respektosh tjetrin. Të respektosh në këtë rast do të thotë që, mirë që nuk e ndihmon dot tjetrin, por të paktën të mos i bëhesh barrë dhe pengesë”, shkruan Lira Gjika.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kroacia në finalen e Botërorit, Andi Bejtja në "hall të madh": Si tifoz i vjetër nuk gëzoj dot (Shkak ambasadorja Vlahutin)
Presidenti i KE shkon I DEHUR në Samitin e NATO-s, i puth të gjithë me rradhë dhe... (VIDEO PIKANTE) »
Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648
array(1) { ["section"]=> string(92) "me-erdhi-ne-zyre-nje-nene-dhe-ia-plasi-te-qares-pediatrja-nga-tirana-rrefen-historine-127667" }