ME FOTO DHE EMRA/ Ja kush janë efektivët e policisë të plagosur, kuksianët godasin me gurë një kuksian

Publikuar tek: aktualitet, më 20:47 31-03-2018 ME FOTO DHE EMRA/ Ja kush janë efektivët e policisë të plagosur, kuksianët godasin me gurë një kuksian Foto: Efektivët e plagosur dhe fragment nga protesta në Rrugën e Kombit

Protesta e ditës së sotme në Rrugën e Kombit degradoi në konfrontime të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve që kundërshtuan me forcë taksën e vendosur.

Gjatë përleshjes, kanë mbetur të plagosur gjithsej 13 oficerë policie, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda në trup. Newsbomb.al siguron pamjet nga gjendja e rënduar e oficerëve të policisë, që u dhunuan në protestë. 

Mes të plagosurve është edhe Drejtori i Policisë së Kukësit Perlat Vatoci, i cili u godit nga bashkëqytetarët e tij kuksianë. Ja kush janë disa prej efektivëve të policisë të cilët janë dhunuar gjatë protestës së sotme:

Lulëzim Beqiri, komandanti i grupit të FNSH Shkodër

29750485_10212482350875828_528991737_n.jpg

Adem Visha, Oficer i Policisë Rrugore në DVP, Kukës me frakturë në këmbë

29852655_10212482350835827_1780704837_n.jpg

S.SH, efektiv i FNSH Shkodër, dëmtuar në fytyrë dhe me frakturë në këmbë.

29920145_10212482350955830_888833045_n.jpg

F.B dhe M.N efektivë të FNSH, Shkodër me fraktura në fytyrë dhe këmbë

29920471_10212482350995831_1052397845_n.jpg

Pa 4 orësh tym, flakë dhe dhunë u arrit një marrëveshje mes protestuesve dhe disa zyrtarëve, por ende nuk dihen detajet e saj.

Protesta është dënuar ashpër nga kryeministri Edi Rama e ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të cilët thanë se dhunuesit do marrin përgjigjen e duhur nga ligji.

Më shumë në këtë kategori: « Taksa për Rrugën e Kombit, ja moderatorja që është dakort
Vuante nga zemra, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.019892930984497
array(1) { ["section"]=> string(107) "me-foto-dhe-emra-ja-kush-jane-efektivet-e-policise-te-plagosur-kuksianet-godasin-me-gure-nje-kuksian-115219" }