“Më fyen gruan dhe kombin”, boksieri shqiptar i kafshon veshin në ring serbit

Publikuar tek: sport, më 20:27 11-04-2016

Boksieri shqiptar që jeton në Austri, Astrit Klimenta, është përballur të premten në Munich me boksierin serb Andrej Pesiç. Kjo ndeshje nuk përfundoi në mënyrën më të mirë sportive pasi Klimenta për shkak të provokimeve me fyerje mbi baza etnike nga serbi,  humbi durimin dhe e kafshoi atë në vesh.

Saktësisht në raundin e dytë, ndeshja e boksit ka degraduar tërësisht. Klimenta e kafshoi në vesh Pesiçin, ndërsa gjyqtari ndërpreu ndeshjen duke i dhënë fitoren serbit. Por, konflikti nuk përfundoi me kaq, pasi trajneri i boksierit serb  ka hyrë në ring dhe e ka goditur shqiptarin.

Në një reagim në faqen e tij në “facebook”, Astrit Klimenta shkruan se kundërshtari serb i ka fyer gruan dhe kombin, ndërsa gjatë hyrjes në ring atij nuk i është lejuar kënga shoqëruese pasi ishte shqiptare.

“Miqtë e mi të dashur dhe tifozë. Unë dua të kërkoj falje për reagimin tim në ring. Por unë nuk kam qenë me kokë tek kundërshtari sepse Petkoviq, trajner i kundërshtarit me ka provokuar gjithë kohës. Gruaja ime është fyer nga Petkoviç, unë nuk mundesha të kisha muzikën time për t’u futur në ring se ishte muzikë shqiptare . Unë gjithë kohën jam provokuar dhe sharë në ring dhe nuk kam mundur të koncetrohem ne boks dhe në një moment pashë vetëm zi! Sigurisht nuk ishte në rregull, por nuk munda të duroj më shumë. Unë jam i gatshëm për një ripërballje”, shkruan ndër të tjera boksieri shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 19 vjeçari shqiptar në 11-tëshen më të mirë në Kroaci
Boksieri i MMA vdes pasi rrëzohet me nokaut »
Article Logic
Execution time: 0.0041849613189697
array(1) { ["section"]=> string(80) "me-fyen-gruan-dhe-kombin-boksieri-shqiptar-i-kafshon-veshin-ne-ring-serbit-37425" }