Me golat e Roshit dhe Agollit, Panuçi fiton në debutim, Shqipëria ndryshon pozicion në tabelë

Publikuar tek: sport, më 19:11 02-09-2017 Me golat e Roshit dhe Agollit, Panuçi fiton në debutim, Shqipëria ndryshon pozicion në tabelë

Aventura në stolin e Shqipërisë ka filluar me një fitore për trajnerin Kristian Panuçi.

Shqipëria arriti që të marrë tre pikë të merituara në sfidën e sotme që u zhvillua në “Elbasan Arena” kundër skuadrës se Lihteshtejnit.

Kuqezinjtë arritën që të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0, falë dy golave që u shënuan në pjesën e dytë nga Agolli dhe Roshi.

Një tre pikësh që rrit lart moralin e skuadrës në prag të sfidës se dytë që do të luhet me datë 5 shtator kundër Maqedonisë në stadiumin e Strumnicës.

Me këtë fitore Shqipëria ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e tretë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja mbështet nga një tifoz special sot në “Elbasan Arena” (FOTO)
Fiton kombëtarja, Berisha i gëzuar: Një ndeshje e jashtëzakonshme »
Article Logic
Execution time: 0.016371011734009
array(1) { ["section"]=> string(97) "me-golat-e-roshit-dhe-agollit-panuci-fiton-ne-debutim-shqiperia-ndryshon-pozicion-ne-tabele-90961" }