Me gotën e rakisë në dorë, Rama çohet në këmbë dhe ngre dollinë aty ku problemet janë të shumta (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:36 16-12-2016 Me gotën e rakisë në dorë, Rama çohet në këmbë dhe ngre dollinë aty ku problemet janë të shumta (FOTOT)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në darkën e fundvitit të organizuar nga dega e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës.

Rama është ulur në tavolinë së bashku me kryebashkiakun Dritan Lili, ministrin e Energjisë Damian Gjiknurin dhe disa zyrtarë të tjerë të partisë.

Më pas ka ardhur momenti kur koka e Partisë Socialiste duhej të ngrinte një dolli ashtu siç e do zakoni. Rama nuk ka preferuar verën, ndonëse tavolina ishte e mbushur plotë, por ka marrë një gotë me raki për të ngritur dollinë.

Ndoshta kjo vizitë e Ramës në Vlorë dhe pjesëmarrja në darkën e fundvitit do të ketë ndikim për të ulur tensionet brenda degës, e cila është trazuar pas largimit të ish-deputetit Koço Kokëdhima. /Newsbomb.al

Screenshot_7_copy.jpg

Screenshot_8.jpg

15571090_10155488326533765_197581460_n.jpg

15592163_10155488326513765_1255432108_n.jpg

15577671_10155488348668765_866531336_n.jpg

15570931_10155488350233765_1220419567_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Vlorë, socialistët “shtrohen” mirë për darkën e fundvitit, edhe pse kanë probleme
Deputeti publikon foton dhe ndihet krenar: Po shtohen kaubojsat gjithandej »
Article Logic
Execution time: 0.020414113998413
array(1) { ["section"]=> string(106) "me-goten-e-rakise-ne-dore-rama-cohet-ne-kembe-dhe-ngre-dolline-aty-ku-problemet-jane-te-shumta-fotot-62883" }