Më kë e krahasuan gjermanët kryeministrin Rama? Detaji që u shpëtoi mediave shqiptare

Publikuar tek: politike, më 22:23 09-12-2015 Më kë e krahasuan gjermanët kryeministrin Rama? Detaji që u shpëtoi mediave shqiptare

Intervista e kryeministrit Edi Rama për gazetën gjermane “Der Freitag” u pasqyrua gjerësisht në mediat shqiptare, kjo edhe për natyrën e intervistës.

Por, një detaj intersant që u ka shpëtuar mediave në Shqipëri, disa me dashje e disa padashje, ishte krahasimi që gazeta gjermane i bënte Ramës me ish-liderin venezuelian Hugo Çavez.

Sipas revistës, Rama dhe Çavez, që vdiq në vitin 2013, kanë një të përbashkët dhe ajo është apasionimi pas pikturës.

“Ashtu sikurse Edi Rama edhe presidenti venezuelan që vdiq më 2013 Hugo Chavez ishte i apasionuar pas pikturës, edhe pse nuk ishte trajnuar, por ishte vetëm një artist amator. Gjatë viteve ’90, ai u arrestua për një tentativë grushti shteti kundër pararendësit të tij Rafael Caldera dhe u burgos. Një pikturë të cilën e realizoi në burg, ai arriti ta shesë për 250,000 dollarë”, shkruan Der Freitag.

Hugo Çavez ‘mbretëroi’ në Venezuelë për 14 vite rresht dhe shpesh herë është akuzuar brenda vendit dhe jashtë tij si një lider që drejtonte me dorë të hekurt.

Lexo edhe: Intervista "blic" e Ramës, ja çfarë thotë për prindërit, pikturën, Serbinë, Shqipërinë e madhe...

hugo-chavez.jpg

*Hugo Çavez

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët e PD në Komisaritatin e Policisë, kërkojnë lirimin e protestuesve
Meta letër partive: Të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore »
Article Logic
Execution time: 0.034307956695557
array(1) { ["section"]=> string(90) "me-ke-e-krahasuan-gjermanet-kryeministrin-rama-detaji-qe-u-shpetoi-mediave-shqiptare-27378" }