'Më kërkoi të arrestoj Ilir Metën', Donald Lu i përgjigjet ashpër Llallës: është i korruptuar dhe i diskretituar (E PLOTË)

Publikuar tek: barometri, më 08:42 12-04-2018 'Më kërkoi të arrestoj Ilir Metën', Donald Lu i përgjigjet ashpër Llallës: është i korruptuar dhe i diskretituar (E PLOTË)

Pas raportit të publikuar së fundmi, që zbulonte deklaratën e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për Kongresin Amerikan, se ambasadori Donald Lu i Kishte kërkuar të arrestonte Ilir Metën, ka ardhur edhe reagimi i Lu.

Newsbomb.al iu drejtua zyrës së shtypit të Ambasadës Amerikane në Tiranë lidhur me deklaratën e Llallës. Në reagim ish kryeprokurori Llalla quhet “një zyrtar publik i korruptuar dhe diskretituar që flet kundër reformës në drejtësi”.

REAGIMI I PLOTË PËR NEWSBOMB.AL:

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0364089012146
array(1) { ["section"]=> string(123) "me-kerkoi-te-arrestoj-ilir-meten-donald-lu-i-pergjigjet-ashper-llalles-eshte-i-korruptuar-dhe-i-diskretituar-e-plote-116581" }